Pamje të reja nga aksidenti që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”

Pamje të reja nga aksidenti që ndodhi në autostradën “Ibrahim Rugova”

Nga aksidentet që ndodhën në orët e pasdites kanë mbetur të lënduar tre persona.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin e ka konfirmuar Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Aksidenti ka ndodh në autostradë në ora 14:32, në km e 37 Prishtinë-Prizren, janë të përfshira tri vetura, janë të lënduar tre persona”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, sipas Krasniqit, aksidenti i dytë ka ndodhur kur një punëtor i mirëmbajtjes së rrugës, duke vendosur shenjat në rrugë për aksidentin e parë, është goditur nga një veturë.

“Në aksidentin e dytë është lënduar një person, punëtor i kompanisë së mirëmbajtjes së autostradës, i cili është goditur nga një veturë, duke vendosur konat për të siguruar vendin e ngjarjes të aksidentit të parë”, ka thënë Krasniqi.

Aksidentet kanë ndodhur në kilometrin e 37-të të autostradës “Ibrahim Rugova”.

Më poshtë gjeni pamjet nga aksidenti: