Pamje të reja nga fluturimi i avionëve ushtarak mbi Luginën e Preshevës

Pamje të reja nga fluturimi i avionëve ushtarak mbi Luginën e Preshevës

Banorë shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë dërguar pamje të reja në redaksin e Insajderit lidhur fluturimin e avionëve luftarak mbi kokat e banorëve shqiptarë.

Teknikisht nga ana e Beogradit, ngritja e avionëve luftarakë brenda territorit të saj është e drejtë legjitime. Por, nisur nga rrethanat dhe pikërisht koha në të cilën bëhet një veprim i tillë, të bën të dyshosh për një kundërpërgjigje të padrejtë të Serbisë, me synimin për të ushtruar presion ndaj shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës, e gjithashtu edhe ndaj Kosovës.

Arrestimi i Gjuriqit të hënën nga Policia e Kosovës, ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi. Drejtori i Serbisë i ashtuquajtur për Kosovën ishte arrestuar nga njësia ROSU për shkak se ishte futur në territorin e Kosovës pa marrë leje./Insajderi.com