Pamje të rënda të aksidentit ku vdiq 31 vjeçari

Pamje të rënda të aksidentit ku vdiq 31 vjeçari

Mbrëmë rreth orës 02:30ka ndodhur një aksident i rëndë, si pasojë e të cilit ka vdekur një person 31 vjeçar.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

“Në aksident ka qenë e përfshire një motoçiklete, ngasësi i së cilës ka humbur jetën, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga aksidenti”, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Floriea Ahmeti.

“Vdekjen e viktimës mashkull me inicialet F.G 31 vjeç, e ka konstatuar mjeku kujdestar në emergjencën e Prishtinës. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për oduksion, ndërkohë që hetuesit nga njësiti i trafikut janë duke u marr me rasti”, tha ajo.

Insajderi ka siguruar pamjet e rënda nga ky aksident.