
Një person ka mbetur i vdekur nga një përleshje me armë zjarri me policinë, pasi që ky i fundit dyshohet se po tentonte të grabiste një bankë në Istog, mëson Gazeta Express.
Nga pamjet që ka siguruar Express shihet personi i shtrirë në mes të rrugës, e i lënduar ka mbetur një polic i Kosovës me inicialet I.D, pasi që kanë qëlluar drejt të dyshuarit.
Policia e Kosovës ende nuk e kanë konfirmuar rastin.