Pamje të rralla, nga era e fortë ‘fluturojnë’ çadrat në Gjilan

Pamje të rralla, nga era e fortë ‘fluturojnë’ çadrat në Gjilan

Një erë e fuqishme ka kapluar gjatë ditës së sotme komunën e Gjilanit.

Në një video shihet momenti kur nga era, çadrat e një pishine të kësaj komune shihen duke “fluturuar” në qiellin e qytetit,shkruan Blic.

Qytetarët të cilët kishin shkuar për tu relaksuar në këtë pishinë, kanë filmuar momentin kur era ua hoqi çadrat të cilat ata i kishin vendosur si mburojë nga rrezet e diellit.

Deri më tani, nuk është raportuar për të lënduar.