Pamjet e tmerrshme: Kroati në mënyrë të egër e sulmon gruan shtatzënë

Xhirimi i sulmit të tmerrshëm të në burri ndaj një gruaje në një prej kafeneve në Sidnej këto ditë i ka tmerruar australianët. Kamera e sigurisë ka shënuar se si një burrë hynë i qetë në kafe, i afrohet tryezës ku janë ulur tri gra dhe më pas e sulmon në mënyrë brutale njërën prej tyre dhe e gjuan në dysheme.

Pamjet e tmerrshme: Kroati në mënyrë të egër e sulmon gruan shtatzënë

Dëshmitarët thonë se burri 43 vjeç, të cilin mediet australiane e kanë identifikuar si Stipe Llozina, në fillim i ofendoi gratë në baza nacionale dhe fetare, e pastaj e sulmoi shtatzënën 31 vjeçe, e cila pas daljes nga spitali ka deklaruar se Llozina i paska thënë se “myslimanët ia kanë përdhunuar nënën”.

Llozina prej më herët është i njohur për policinë për shkak të sulmeve dhe shkaktimit të lëndimeve trupore.

Aktualisht i është caktuar paraburgimi për një muaj me pamundësi të daljes me dorëzani. Për fat, gruaja e sulmuar tashmë është liruar nga spitali./Insajderi.com.