Pamjet shokuese kur një veturë godet një grua derisa kalonte rrugën

Pamjet shokuese kur një veturë godet një grua derisa kalonte rrugën

Ky është momenti shokues kur një grua rrëshqet në dhe goditet nga vetura derisa ishte duke kaluar rrugën.

Skena rrëqethëse u kap nga një kamerë e sigurisë në qytetin e Nogales në shtetin meksikan të Sonoras, transmeton gazetametro.net

Në video, 22 vjeçarja Minerva F.S. mund të shihet duke kaluar nëpër vijat e bardha të trafikut me në palë taka të larta. Ajo duket të jetë e hutuar dhe duke folur në telefon.

Së pari kalon një kamion dhe me të arritur te vija e tretë e bardhë goditet nga një makinë e cila e zë përfundi dhe e zvarritë pak metra përpara.

Kalimtarët vrapojnë për ta ndihmuar derisa vozitësi lëviz veturën prapa që të largohet nga trupi i vajzës. Raportohet se vajza është dërguar në spital me disa lëndime por ndodhet në gjendje stabile.