PAN tregon zyrtarisht për kandidatin për kryeparlamentar

PAN tregon zyrtarisht për kandidatin për kryeparlamentar

Koalicioni PAN e ka konfirmuar pak para seancës, se i nominuari i vetëm i këtij koalicioni për kryetar të Kuvendit do të jetë Kadri Veseli.

“Në ora 10:00 do të nis seanca dhe i nominuari i vetëm i koalicionit PAN është Kadri Veseli”, ka konfirmuar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Në agjendën zyrtare të seancës së sotme janë tri pika të rendit të ditës: Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve dhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.