Panasonic “pezullon transaksionet” me Huawei pas ndalimit nga SHBA-tw

Panasonic “pezullon transaksionet” me Huawei pas ndalimit nga SHBA-tw

Panasonic kompania nga Japonisa, lajmëroi se po ndalonte biznesin me Huawei në përputhje me kufizimet e SHBA.

Sipas Panasonic ndalimi zbatohet për mallrat që kanë 25% ose më shumë materiale të origjinës nga SHBA, sipas raporteve. Sidoqoftë, ka pasur konfuzion rreth qëndrimit të Panasonic, kur më vonë gjatë ditës, faqja e saj kineze tha se firma do të vazhdojë të furnizoj Huawei.

Javën e kaluar SHBA-të e futën Huawei në një listë të kompanive që firmat amerikane nuk mund të tregtojnë nëse nuk kanë licencë. Kufizimet shënojnë një përshkallëzim në përpjekjet amerikane për të bllokuar Huawei, që thotë se përbën një rrezik sigurie.

“Panasonic njoftoi në një njoftim të brendshëm se duhet të pezullojë transaksionet me Huawei dhe 68 bashkëpunëtorët e saj të ndaluar nga qeveria amerikane”, tha firma në një deklaratë të dhënë ne BBC.

Më vonë të enjten, Panasonic duket se e kundërshton këtë pozicion me një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit të Kinës, që tha se kompania japoneze po vazhdonte të furnizonte Huawei. Panasonic nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave të BBC për qartësi. Gjithashtu nuk ishte e qartë se cilat transaksione Panasonic po pezullonin ose pse ata ishin subjekt i kufizimeve të SHBA.