Pandemia Covid-19 mund të përfundojë brenda dy vitesh, paralajmëron drejtori i OBSH

Pandemia Covid-19 mund të përfundojë brenda dy vitesh, paralajmëron drejtori i OBSH

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) tha se shpreson që Covid – 19 do të përfundojë brenda dy vitesh.

Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se Gripi Spanjoll i vitit 1918 është tejkaluar për dy vite, raporton BBC, shkruan Insajderi.

Mirëpo ai beson që zhvillimet e reja në teknologji do të i mundësojnë botës që virusit të përfundoj më shpejt.

“Duke qenë më shumë të lidhur ndikon në përhapjen e shpejtë të virusit. Mirëpo në të njejtën kohë, ne kemi teknologjinë për të e ndalur”, tha ai duke theksuar rëndësinë e “bashkimit ndërkombëtar dhe solidaritetit global”.

Gripi i vitit 1918 vray 50 milionë njerëz, përderisa Covid ka vrarë 800.000 njerëz dhe janë infektuar pothuajse 23 milionë.

Ai poashtu paralajmëroi që shpërthimi i virusit në Mexico ishte nënvlerësuar. Mexico ka vendin e tretë për numrin e vdekjeve nga epidemia në botë me 60.000 të shënuara që nga fillimi i pandemisë./Insajderi.com