Pandemia lë pa punë 30 mijë persona në sektorin e hotelerisë, paralajmërohen protesta

Pandemia lë pa punë 30 mijë persona në sektorin e hotelerisë, paralajmërohen protesta

Është e pakumptimtë që nga 200 milionë euro që janë ndarë në emër të rimëkëmbjes ekonomike, vetëm tre milionë prej tyre të destinohen për sektorin e hotelerisë, njofton Insajderi.

Kështu ka deklaruar kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës Hysen Sogojeva, i cili tha se kanë refuzuar mjetet e ndara nga qeveria në detyrë.

Tutje, Sogojeva tha se 30 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës vetëm gjatë pandemisë.

“Humbjet janë shumë të mëdha sepse ka qenë ndër sektorët më të atakuar për shkak të masave që janë ndërmarrë deri më sot edhe pse këto masa edhe në qeverinë e parë dhe të dytë janë shpallë antikushtetuese. Prej 30 mijë punëtorëve që janë në këtë sektor diku 50% punëtorë kanë humbur vendet e punës”, ka thënë ai për EO.

Sogojeva theksoi se gjithmonë kanë reaguar sa i përket ndalimit të dasmave. Ndërsa tani ai thotë se partitë politike po i tubojnë me mijëra qytetarë nëpër salla, e hotele duke shkelur çdo masë që është vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Sogojeva tha se do të kërkojnë atë që u takon, ndryshe nuk ka përjashtuar edhe prostatat./Insajderi.com