Panik në fluturimin Stamboll-Shkup

Panik në fluturimin Stamboll-Shkup

Aeroplani i cili është drejtuar në relacionin Stamboll- Shkup, sipas informacioneve të fundit disa herë ka qarkulluar mbi Prilep dhe nuk ka arritur të ateroj në aeroportin e Shkupit.
Udhëtarët nuk kanë qenë të informuar se çfarë po ndodhë dhe kanë pasur përshtypje se disa herë ka tentuar të ateroj por e gjithë kjo ka qenë për shkak turbulencave të forta.
Avioni ka qarkulluar dhe nuk ka arritur të zbres në kohë për shkak motit. Bëhet fjalë për avionin e “Turkish Airlines” ndërsa brenda ka qenë një pjesë e delegacionit nga Maqedonia që ka marrë pjesë në konferencën e UNESCO në Baku. Në avion ka qenë edhe kryetari i Ohrit.

Gjithsej aeroplani bëri pesë përpjekje të pasuksesshme për t’u vendosur në aeroportin e Shkupit, skopje1.mk

Një orë zgjati rrotullimi për tu ulur në pistë, kjo shkaktoi, panik tek udhëtarët.