fbpx

Panorama Residence – Mbretëreshë e Qytetërimit

Artikull i sponzorizuar
Panorama Residence – Mbretëreshë e Qytetërimit

E projektuar me përkushtim në një ambient piktoresk, Panorama Residence ju ofron kushte për një jetë të rehatshme dhe të sigurt. Arkitektura e shtëpive luksoze dhe ndërtesave të mesme si dhe hapësirat e përbashkëta që kjo lagje ofron, sjell tek ju konceptin e një lagjeje e cila përmbush të gjitha standardet evropiane.

Ambientet e gjelbëruara, objektet afariste , kopshtet për fëmijë, shkolla fillore dhe të mesme, këndet e lojërave për kënaqësinë e fëmijëve tuaj do të ju japin mundësinë të relaksoheni dhe të shijoni bukuritë e lagjes suaj, larg zhurmës së qytetit.

Me një shtrirje përballë Maleve te Sharrit, Panorama Residence është vendi ideal ku ju mund t’i ofroni një jetë të qetë dhe të shëndetshme fëmijëve tuaj.

Në dispozicion të banorëve të lagjes Panorama Residence do të jenë banesat katërkatëshe, kopshte, fusha sporti dhe rekreacioni, objekte hotelerie, objekte shëndetsore, qendër tregtare e pajisur me lokale afariste. Banorët e lagjes do të mund të lëvizin përmes trotuareve dhe shëtitoreve të dedikuara për këmbësorë e gjithashtu në mënyrë që banorët të kenë një jetë aktive, janë ofruar edhe shtigjet për vrapim dhe çiklizëm.