PSD thotë se kërkesa për ulje të pagave të zyrtarëve të lartë është e tyre

PSD thotë se kërkesa për ulje të pagave të zyrtarëve të lartë është e tyre

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina ka thënë se është miratuar kërkesa e PSD-së për uljen e pagave të zyrtarëve të lartë politikë.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ulja e pagave për zyrtarët e lartë politikë dhe rritja e pagave për punonjësit e tjerë të sektorit publik, kontribuon në zvogëlimin e pabarazisë shoqërore.

Postimi i plotë:

MIRATOHET KËRKESA E PSD-së PËR ULJEN E PAGAVE TË ZYRTARËVE TË LARTË POLITIKË

Kërkesa e Partisë Socialdemokrate për uljen e koeficientit, përkatësisht uljen e pagave për pozitat e larta drejtuese nga 12 në 10 është miratuar edhe nga anëtarët e tjerë të Komisionit për administratën publike.

Ulja e pagave për zyrtarët e lartë politikë dhe rritja e pagave për punonjësit e tjerë të sektorit publik, si për atë të shëndetësisë, kontribuon në zvogëlimin e pabarazisë shoqërore.