
Christian Panucci ka dhënë një intervistë për “Nemzetisport”. Trajneri i kombëtares shqiptare ka prekur pothuajse të gjitha kombëtaret që marrin pjesë në Botëror, por pa harruar edhe Rusinë, ku ai ishte zëvendës trajner nga viti 2012 deri në 2014.
Tashmë rusët janë në një rrugë tjetër, ku ndodhen një hap larg gjysëmfinales së Botërorit, diçka që jo shumë veta e kishin menduar.