“Papa Françesku ka respekt të madh për Kosovën”, Pacolli tallet nga ndjekësit e tij në Facebook

“Papa Françesku ka respekt të madh për Kosovën”, Pacolli tallet nga ndjekësit e tij në Facebook

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ditë më parë ka vizituar Vatikanin ku është pritur nga Papa Françesko.

Pacolli përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se Papa Françesku ka një respekt të madh për Kosovën.

Mirëpo kjo si duket nuk ju ka pëlqyer ndjekësve të tij. Ky postim ka ngjallur reagime të shumta, ata në komente janë tallur me Pacollin, pasi Vatikani është një ndër shtetet që nuk e ka njohur pavarësinë e shtetit kosovar, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ky “shenjtari” si qe e quani ju, një herë nuk ju pranon pa ja puthë dorën, mos e ban zot, dhe pse të takohem me njerëz që nuk na e njef pavarësinë  e shtetit, dhe mosnjohja e pavarësisë  që dmth mohim i masakrave serbe”, ka shkruar një ndjekës.

“Për Vatikanin, Kosova është ende nën Serbi dhe vizita juaj mund të jetë private pa interes për Kosovën e historike për çfarë?”, ka shkruar një ndjekës tjetër në postimin e Pacollit./ Insajderi.com

Këtë javë pata një vizitë të ngrohtë dhe historike në Selinë e Shenjtë, ku u prita në një audiencë nga Shenjtëria e Tij…

Gepostet von Behgjet Pacolli am Sonntag, 22. Dezember 2019