Papa Françesku ka takuar një grup pelegrinazhin shqiptarë të cilët janë në Romë gjatë përkujtimit të 550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot – Skënderbeut.
Papa theksoi “historinë e lashtë dhe të lavdishme” të Shqipërisë duke thënë se është një pjesë integrale e Evropës me kulturën e saj unike, raporton Vaticanneës.va
Ai tha se Skënderbeu po kujtohet si heroi i një popullit të fortë dhe bujar i cili sipas tij mbrojti vlerat shpirtërore në emër të krishterë, shkruan Insajderi.
“Ne po kujtojmë dhe festojmë për Gjergj Kastriot – Skënderbeun, një bir heroik i një populli të fortë dhe bujar, i cili mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë”, tha ai.
Më tej tha se Skënderbeu “e futi identitetin kulturor shqiptar me veprat e tij, duke u bërë një simbol i padiskutueshëm i kohezionit dhe unitetit kombëtar “.
Po ashtu ai më tej foli për emigrimin e shumë të krishterëve pas vdekjes së Skënderbeut dhe pushtimit të mëvonshëm të Shqipërisë dhe përshëndeti praninë e Italo-Shqiptarëve në mesin e pelegrinëve.
“Shpresoj sinqerisht që ky përvjetor nuk do të kufizohet vetëm në kremtimin e lavdisë së veprave të kaluara,” tha Papa,
Shembulli i Skënderbeut, Papa Françesku tha se “ka shprehur vlefshmërinë e karakterit shqiptar”. Në veçanti, ai vuri në dukje “klimën e respektit dhe besimit të ndërsjellë” ndërmjet katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve.
Kujtojmë që në romë ka qenë edhe këngëtarja kosovare Dua Lipa për të kujtuar 550 vjetorin e vdekjes së Skënderbeut