Papunësia në pandemi: Grupi muzikor dhuron 1 milion dollarë për punëtorët e koncerteve

Papunësia në pandemi: Grupi muzikor dhuron 1 milion dollarë për punëtorët e koncerteve

BTS dhe Big Hit Entertainment janë bashkuar për të dhuruar 1 milion dollarë për të ndihmuar ekipet e koncertit që u dëmtuan për shkak të pandemisë coronavirus, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Donacioni nga superyjet koreane dhe dhe kompania menaxhuese u bë për fushatën bamirësie Live Nation, Crew Nation, e cila ndihmon stafin e shfaqjeve live që janë të  papunë për shkak të eventeve të anuluara.

List of awards and nominations received by BTS - Wikipedia

Live Nation filloi Crew Nation në mars me donacione fillestare prej 10 milionë dollarë për të ndihmuar mbi 1.000 punëtorë të prapaskenave. Disa ishin planifikuar të punonin në turneun BTS ” Map of the Soul”, i cili u shty për në prill.

Ky donacion vjen pasi BTS dhuroi 1 milion dollarë për kampanjën Black Lives Matter. /Insajderi.com