Papuqe Kopje – Videoja e Gjikos e vjedhur nga P.Diddy

Papuqe Kopje – Videoja e Gjikos e vjedhur nga P.Diddy

Videoja e këngës më të re të reperit Gjiko, “Papuqe Gucci” është një kopje e pastërt e një videos së këngës së njohur “Bad Boy for Life” të reperit P. Diddy, e cila është realizuar në vitin 2001.

Insajderi ka gjetur se e gjithë storja në videoklipin e Gjikos është e bazuar në storjen e videoklipit të reperit amerikan.

Një shtëpi superluksoze në të cilën banon reperi po bëhen vazhdimisht party. Njejtë është edhe në videoklipin e Gjikos.

 

Detajet e tjera që janë komplet të kopjuara janë në gjithë videoklipin.

Një komshi i cili është kureshtarë se çfarë po ndodhë në shtëpinë e P.Diddy është edhe tek videoja e këngës së Gjikos.

Komshia tek videoklipi “P. Diddy – Bad Boys For Life”

Komshia tek Gjiko “Papuqe Gucci”

Një tjetër komshi të cilit i pengon party është tek videoja e P.Diddy. Njëjtë është edhe tek Gjiko., veçse tek videoja e P.Diddy këtë rol e luan aktori i njohur botëror Ben Stiller e tek Gjiko aktori i njohur shqiptar, Vedat Bajrami me rolin e tij të stërpërdorur “Sahit Plisi”.

Vedat Bajrami tek videoja e “Papuqe Gucci”

Ben Stiller tek videoja “Bad Boys for Life’

Tek videoja e P.Diddy, party-t i bashkëngjiten “dostat”  Xzibit, Ice Cube, Snoop Dogg, bokseri  Mike Tyson dhe basketbollistët Shaquille O’Neal, Baron Davis, ndërsa tek videoja e Gjikos “partyt” i bashkëngjitet dostat si reperët Ledri Vula, Lumi B e këngëtari Ermal Fejzullahu.

Për më shumë, shikojni të dy videot dhe krahasoni.