Futbollisti i përfaqësueses kosovare, Leart Paqarada, është duke treguar formë të lartë para ndeshjes së Kosovës ndaj Kroacisë të enjten.
Leart Paqarada ka asistuar në fitoren e skuadrës së tij Sandhausen ndaj Dynamo Dresdenit me rezultat 2-0 në Bundesligën e dytë gjermane.
Mbrojtësi i krahut të majtë asistoi në golin e shënuar nga amerikani Andrew Wooten në minutën e 8′ të takimit. Djali i portierit legjendar të klubit të Prishtinës, Shukri Paqarada, futi në zonë një top të rrezikshëm, i cili u devijua për në rrjetë nga Wooten.
Paqarada luajti në takimin e parë të Kosovës për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018″, dhe paraqitja e tij u vlerësua nga mediet dhe ekspertët. Madje kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri e cilësoi atë si futbollistin më të mirë të asaj ndeshje. /Insajderi.com
[dailymotion id=”x4vfz9t”]