Para Endritit, edhe Hashim Thaçi ia kishte përmendur Albin Kurtit Vladimirin

Para Endritit, edhe Hashim Thaçi ia kishte përmendur Albin Kurtit Vladimirin

Përplasje të shpeshta kishte pasur ndërmjet Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit në Kuvend. Debatet e njëjta po vazhdojnë mes tyre edhe tash kur Thaçi është bërë president, madje situata ka eskaluar duke u përfshirë edhe fëmijët.

Ishte kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili gjatë një tryeze për dialogun kishte thënë se “ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me çikën e Vuçiqit”.

“Na ka mbet vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuqiqit dhe të kthehemi si para pesë shekujve”, tha Kurti.

Kjo nxiti reagimin e Endritit, djalit të presidentit i cili në një postim në rrjetin social Instagram shkroi se “do t’ia pres çikën Albinit deri sa të rritet”.

Madje ia përmendi edhe Vladimirin dhe identetitin malazez.

“Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem. Ajo duhet ta ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez.. gjetiu. E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën e familjes tuaj Kurtoviqi nga Vladimiri”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Por djali i presidentit Thaçi për këto akuza duket se ka marrë mësim nga babai i tij, shkruan Insajderi.

Edhe presidenti i Kosovës gjatë kohës sa ka qenë kryeministër dhe ministër i jashtëm kishte shkëmbyer akuza të rënda me Albin Kurti.

Gjatë një debati në lidhje me flamujt, Thaçi i kishte thënë Kurtit ta ngritë flamurin kombëtar në Vladimir.

“Përderisa flisni për flamurin kuq e zi, urdhno shko ngrite në vendlindjen tuaj në Vladimir. Por aty nuk shkon. Mos shit patriozitëm kur as në vendlindjen tuaj s’mund të shkosh ta bësh një gjë të tillë”, i kishte thënë presidenti kryetarit të Vetëvendosjes. /Insajderi.com

Videon mund ta gjeni duke klikuar: KËTU: