Para ndeshjes me Kosovën, Terim flet për skandalin e Arda Turan

Para ndeshjes me Kosovën, Terim flet për skandalin e Arda Turan

Trajneri i Turqisë, Fatih Terim ka dalur në konferencën e fundit për media para sfidës që përfaqësuesja që ai drejton do ta zhvillojë ndaj Kosovës të dielën.

Terim ka folur për skandalin që ka goditur disa ditë më parë kombëtaren turke, në të cilin skandal ishte i përfshirë futbollisti i Barcelonës Arda Turan.

Futbollisti i skuadrës së madhe spanjolle ka vendosur të pensionohet pasi goditi një gazetar në aeroplanin me të cilin udhëtonte kombëtarja turke.

Mediat turke, Fanatik dhe Milliyet, kanë raportuar se Arda e kishte kapur për fyti gazetarin, tre ditë para ndeshjes me Kosovën.

“Kemi pasur një incident të papranueshëm në aeroplan. Bëra një kërkesë, e thirra lojtarin dhe i thashë se ai nuk do të qëndronte më në kamp dhe unë isha i vendosur që ta largoja Arda Turanin nga kampi. Dhe nëse ai vendosi të pensionohej nga ekipi kombëtar, unë nuk do ta gjykoj vendimin e tij”, deklaroi Terim. /Insajderi.com