Takim për pajtim

Para nisjes për në Uashington, Hoti fton liderët partiakë në takim

Avdullah Hoti të shtunën e ardhshme niset për Uashington. Ai dëshiron ta di qëndrimin e të gjithëve, para se të takohet me palën serbe

Para nisjes për në Uashington, Hoti fton liderët partiakë në takim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ashtu siç ka premtuar ditë më parë, para nisjes për në takimin e 27 qershorit në Uashington, ka ftuar në takim gjithë liderët e forcave parlamentare në Kosovë, njofton Insajderi.

Ky takim është planifikuar që të zhvillohet nesër, e enjte, në ora 11:00 në zyrën e kryeministrit.

Hoti ka pohuar se ky takim po ftohet “me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si dhe në vigjilje të vizitës në Uashington”./Insajderi.com