“Para ose të publikohen fotografitë intime”

“Para ose të publikohen fotografitë intime”

Një vajzë është në Fushë Kosovë është ankuar në Policinë e Kosovës për shantazh nga një person, njofton Insajderi.

Behet fjalë për një shantazhim virtual të martën, kur një i panjohur përmes Facebook-it i kërkoi para në këmbim të mospublikimit të disa “fotove intime”.

Personi i dyshuar pretendonte se fotografitë “i kishte bërë përmes kamerave të Facebook”. /Insajderi.com