Emocione të përziera për lojtarin më të mirë të “Dardanëve”, Arbër Zenelin.
Dje rreth orës 15:00 ka ndërruar jetë gjyshi i futbollistit të Kombëtares së Kosovës, Arber Zeneli, nga Selaci i Mitrovicës.
Metro ka komunikuar me të afërmit e Zenelit të cilët e kanë konfirmuar këtë lajm. Arbëri megjithatë nuk e ka ditur në lojë, pasi familjarët kanë vendosur të mos e njoftojnë.
Ai luajti për ekipin e Kosovës dhe ka arritur të shënojë tregolësh, duke u bërë lojtar i ndeshjes.
Varrimi i të ndjerit Zeki Zeneli bëhet në ora 12:00 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.