Para të falsifikuara në Klinë- Policia jep detaje

Para të falsifikuara në Klinë- Policia jep detaje

Një person ishte ankuar pasi që gjatë punës së tij në një lokal kishte pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur dje në Klinë, rreth orës 19:00 thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa sipas Policisë rasti është ende nën hetime.