Paraburgim për llapjanin, kanosi me armë tre vëllezërit

Paraburgim për llapjanin, kanosi me armë tre vëllezërit

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit me inicialet H.J., për shkak se i njëjti dyshohet se ka kanosur me armë tre persona.

Gjykata ia ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit në kohëzgjatje prej një muaji.

“Gjykata  ka vlerësuar se nëse i pandehuri H.J do të jetë në liri do të pengoj rrjedhën e procedurës  penale duke ndikuar në dëshmitarë, po ashtu ekziston rreziku se i  pandehuri  mund të përsëris ose të kryejë vepra tjera penale, andaj masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale”.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri H.J  me datë 25.04.2020 në fshatin Reqicë të Podujevës, pas një mosmarrëveshje me ankuesin S.Z dhe tre vëllezërit e tij fillimisht kishin filluar të grinden  mes vete, pastaj i pandehuri me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit i kishte kanosur seriozisht të njëjtit, ashtu që nga brezi kishte nxjerrë një revole të llojit dhe të kalibrit të paidentifikuar, me ç` rast te të njëjtit  kishte shkaktuar  ndjenjën e ankthit, frikës dhe të pasigurisë”, thuhet në njoftim.  /Insajderi.com