Paraburgim për sulmuesin e prokurorit

Paraburgim për sulmuesin e prokurorit

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit  prej një muaji personit i cili dyshohet se ditën e djeshme e kishte sulmuar brenda Gjykatës, prokurorin B.I.

“Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare nga neni 410 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur ditën e djeshme, në Pallatin e Drejtësisë  .Pas përfundimit të seancës gjyqësore i pandehuri E.G  iu  ka drejtuar me zë të lartë  Prokurit të Shtetit  B.I  dhe e  kishte sulmuar fizikisht duke e kapur nga krahu.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi  në Gjykatën e Apelit në Kosovë.