Paraburgim të dyshuarit për rrahjen e vëllait

Paraburgim të dyshuarit për rrahjen e vëllait

Një fjalosje e nisur mes vëllezërve në një restorant vazhdoi me një me grushtim e përfundoi me paraburgosjen e njërit prej vëllezërve ndërsa tjetri mbeti me lëndime të rënda.

Në lidhje me këtë rast,  Gjykata Themelore e Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një  muaji ndaj të pandehurit me iniciale M.M. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Prizrenit më datë 01.09.2018, rrethe orës 02:00 në shtëpinë e cila gjendet në Prizren i dyshuari për shkak të disa mosmarrëveshjeve me të dëmtuarin pasi që fillimisht janë fjalosur në restorantin “RESTO”, më pas i dyshuari shkon në shtëpi duke përdor dhunë ndaj të dëmtuarit të cilin e godet me grusht, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas gjykatës caktimi i paraburgimit është tani për tani i domosdoshëm dhe i arsyeshëm pasi që  i dyshuari me të dëmtuarin janë vëllezër dhe jetojnë në një shtëpi të përbashkët, duke pasur parasysh se jemi në fazën fillestare ekziston rreziku permanent po që se mbete në liri mund të dëmtoj, asgjësoj provat dhe do të ndikoj tek dëshmitarët si dhe pjesëmarrësit e tjerë eventual.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afat prej 24 orëve, përmes kësaj gjykate, Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 01.09.2018 nga ora 03:00 minuta  dhe do të zgjasë deri më datën 01.10.2018.