Paradite të rrezikshëm, pasdite të lirë – indiciet naive të kryeprokurorit Beka

Gjykata Themelore e Prishtinës sonte lajmëroi se ka deportuar grupin prej 11 ruso-serbëve që i kapi dje policia kufitare por gjatë ditës vet kryeprokuroi i kësaj gjykate, Imer Beka tha diçka që propagandonte se bëhej fjalë për një grup që kanë bërë ushtrime.

Paradite të rrezikshëm, pasdite të lirë – indiciet naive të kryeprokurorit Beka

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, ka bërë dy kapërcime tepër të mëdha brenda ditës së mërkurë, kur si prokuror edhe i cështjes së arrestimit të grupit të shtetasve serb dhe rus dha në mesditë një prononcim që nxiti reagime dhe lajme të shumta në media.

Beka foli për Kallxo.com në mesditë duke thënë se grupi prej 6 rusëve dhe 5 serbëve që u ndaluan teksa kanë kaluar ilegalisht kufirin me Kosovë duke thënë se kanë indicie se ky grup në të cilin bënte pjesë edhe një 15 vjeçare janë të lidhur me një grup që kanë bërë ushtrime.

“Kemi vetëm indicie të mëhershme se do grupe kanë dalë kanë bërë ushtrime, e po dyshojmë mos janë këta”, tha Beka.

Ai i referohej një dokumentari të shfaqur në televizionin publik në shkurt të këtij viti në të cilin dokumentar RTK-ja pretendonte se ka grupe që po ushtrojnë në veri të Serbisë kundër Kosovës.

“Agjentët” serbo-rus deportohen nga Kosova, dënohen me para

Por ky grup prej 11 serbëve dhe rusëve doli të jetë vetëm një grup që ka kaluar kufirin ilegalisht.

Por më vonë në mbrëmje vet ai nëpërmjet një komunikate për media të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Podujevë tha se Prokuroria fillimisht ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, të cilën kërkesë e ka tërhequr me parashtresë , për të paraqitë aktakuzë me kërkesë për dhënien e urdhrit ndëshkimorë, dënim me gjobë pa mbajtjen e shqyrtimit gjyqësorë.

“Gjykata e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për dhënien e urdhrit ndëshkimorë dhe ndaj të pandehurve ka shqiptuar dënimin me gjobë prej 250 euro (dyqind e pesëdhjetë euro) për secilin veç e veç, si dhe i ka obliguar të paguajnë nga 20 euro për paushall gjyqësorë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Pas pagesës së dënimit me gjobë të pandehurit do të përcillen për në pikën kufitare më të afërt nga Policia e Kosovës”, thuhet tutje në këtë komunikatë.