Paralajmërim për rrezikun nga sulmi kibernetik që goditi 150 shtete

Paralajmërim për rrezikun nga sulmi kibernetik që goditi 150 shtete

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike gjatë ditës ka dërguar sms nëpër telefonat personal, duke paralajmëruar për rrezikun nga virusi Ransomware WannaCry, i cili ka përfshirë shumë vente të botës.

“Ransomware është një softuer i dëmshëm që infekton kompjuterët dhe pamundëson qasjen derisa të paguhet ransom që më pastaj te mundësohet qasja. Shfrytëzuesve individual të kompjuterëve dhe administratoreve të TI-së në institucione nuk ju rekomandohet që të bëjnë pagesa pasi që kjo nuk garanton rivendosje të qasjes”, thuhet në njoftimin e Njësisë Nacionale për Siguri Kibernetike.

Sipas saj, Ransomware përhapet shumë lehtë kur has në softuer të pa përditësuar ose të vjetruar.

Ky lloj i ransomware mund të shfrytëzojë dobësinë që ekziston në Server Message Block 1.0 (SMBv1).

Për më shumë informacione se si të mbyllni  këtë dobësi shikoni artikullin Microsoft SMBv1 Vulnerability dhe Microsoft Security Bulletin MS17-010.

Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike po ashtu inkurajon që të rishikohet edhe aplikoni rregullat bazike për mbrojtje nga sulmet ransomware në linkun: MASAT PËR MBROJTJE NGA WANNACRY RANSOMWARE.