Paralajmërimi i Ahmetit për anulimin e debatit nga Abrashi

Paralajmërimi i Ahmetit për anulimin e debatit nga Abrashi

Debati-D në TV Dukagjini, mes Ahmetit dhe Abrashit kandidatëve për kryetar të Prishtinës ka dështuar.

Ahmeti ka mbetur i vetëm në këtë debat sepse Abrashi ka shpërfillur ftesën e këtij televizioni për të marrë, ku do të përballej me kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Ahmeti fillimisht ka thënë ky është debati i katërtë ku Abrashi ka ikur nga debati.

“Vlen të përmendet që ky është debati i katërt që kam konfirmuar në disa televizione pjesëmarrje, ndërsa kundërkandidati po i ik debatit. Njëherë se ka problem me dhëmbë e është në gjendje më të rëndë, e pastaj e pamë atë teksa merrte pjesë në disa emisione”.

“Mund të jetë hera e fundit që unë konfirmoi debat, e që ik nga ballafaqimi kundërkandidati. Nuk kemi kohë të humbim. Ne kemi punë me qytetarët, jo me ndjek kundërkandidatin që po ik nga debati”, ka thënë tutje Ahmeti.