Paralajmërimi i Thaçit për Kurtin: Unë e pres, por Kosova s’ka kohë të pres teket e askujt

Paralajmërimi i Thaçit për Kurtin: Unë e pres, por Kosova s’ka kohë të pres teket e askujt

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar pse nuk e ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Insajderi.

Kreu i shtetit ka theksuar se takimi ka qenë i planifikuar të ndodhë në orën 13:00, pasi vet kryeministri Kurti ka kërkuar këtë orë, porse pak minuta para kësaj ore, ai e ka anuluar takimin.

“Sot ka qenë e planifikuar, dakorduar dhe konfirmuar që të ndodhë një takim më liderin e VV-së, Albin Kurti. Edhe pse ka qenë takimi i konfirmuar me kërkesë të tij takimi ishte planifikuar që të ndodhë në orën 13:00, por për fat të keq 5 minuta para orës 13:00 është anuluar ky takim”, tha Thaçi, në një konferencë për media.

Megjithatë, Thaçi ka thënë se ai do ta takojë kreun e VV-së, porse i ka dërguar mesazhe se Kosova nuk ka kohë për të pritur.

“Unë do ta takojë kur mendon që është në interes për ta takuar por Kosova nuk ka kohë të pres, nuk ka kohë të pres as për teket e askujt. Askush i vetmuar s’mund të realizojë”, është shprehur ai.

Gjatë ditës, Thaçi ka takuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, atë të AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe liderët e partive të minoriteteve. /Insajderi.com