Paralajmërimi ogurzi i Kurtit, thotë se e rrëzuan për shkak të planit sekret Thaçi-Vuqiç

Paralajmërimi ogurzi i Kurtit, thotë se e rrëzuan për shkak të planit sekret Thaçi-Vuqiç

Kryeministri  tashmë në detyrë, Albin Kurti, në seancën për votimin e mocionit ndaj Qeverisë potencoi se një nga arsyjet e rrëzimit të kësaj qeverie janë edhe marrëveshjet sekrete të Thaçi dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Kurti tha se egzistojnë marrëveshje sekrete mes Thaçit dhe Vuçiqit, e që nëse do t’i kishte, tha se do t’i publikonte.

 

“Mendoni ju që po ta kisha marrëveshjen sekrete nuk do ta kisha publiku? Marrëveshja sekrete është sekrete sepse unë nuk e kam. Momentin qe e kam marrëveshjen Thaci – Vuçiq unë jau sjelli, po nuk e kam. Por ka marrëveshje dhe ajo është motori i kësaj seance. Unë besoj që në këtë rrethanë, me tryseni të madhe, ku ne jemi më shumë mënyrë sesi qellim. Është gabim me shku në Shtëpi të Bardhë, në një tavolinë kur e kemi marrëveshjen e gatshme mes dy presidenteve, e nëse nuk pajtohesh duhet të flasësh e atëherë dëmtohen raportet me ShBA. Nëse kanë mundur ta nënshkruajnë pse nuk e bënë? Po nuk mundin pa thyer mu njëherë. Nuk bëhet marrëveshja pa më thy mu. Për atë su bë marrëveshja në Shtëpi e Bardhë”, u shpreh Kurti.