Paralajmërohet edicioni i tretë i festivalit të prozës artistike “Fiction Fest”

Paralajmërohet edicioni i tretë i festivalit të prozës artistike “Fiction Fest”

Qendra për Kulturë dhe Edukim “SHESHI”, me datat 08 dhe 09 tetor, 2020, organizon edicionin e tretë të Festivalit të Prozës Artistike “Fiction Fest”.

Pjesë e këtij edicioni do të jenë shkrimtarë të vlerësuar shqiptarë dhe të huaj, si Adem Gashi (Kosovë), Matthias Naërat (Gjermani), Amer Tikvesha (Bosnja), Ardian Haxhaj (Kosovë), Stefan Çapaliku (Shqipëri), Bardh Rugova (Kosovë), Durim Taçi (Shqipëri), Sandra Gogiç (Austri), Liridon Mulaj (Shqipëri), Milica Vuçkoviq (Serbia), Nava Ebrahimi (Gjermani) dhe Shpresa Qeriqi (Kosovë).

Edicioni i tretë i Festivalit të Prozës Artistike do të ketë dy mbrëmje leximi dhe një takim letrar me shkrimtarin dhe prozatorin e njohur shqiptar, Virion Graçin. Kështu që, në mbrëmjen e parë do të lexojnë dhe do të lexohen tregime e fragmente nga romanet dhe proza artistike e këtyre shkrimtarëve: Adem Gashi, Amer Tikvesha, Bardh Rugova, Durim Taçi, Sandra Gogiç dhe Milica Vuçkoviq. Mbrëmja e parë do të mbahet më datën 08 tetor, 2020, ora 18:00, në restorant “Amaro”, rr. Eqrem Çabej (përballë Fakultetit të Filologjisë-UP), Prishtinë.

Në mbrëmjen e dytë do të lexojnë dhe do të lexohen tregime e fragmente nga romanet dhe proza artistike e këtyre shkrimtarëve: Ardian Haxhaj, Stefan Çapaliku, Matthias Naërat, Nava Ebrahimi, Liridon Mulaj dhe Shpresa Qeriqi. Mbrëmja e dytë do të mbahet më datën 09 tetor, 2020, ora 18:00, në restorant “Amaro”, rr. Eqrem Çabej (përballë Fakultetit të Filologjisë-UP), Prishtinë.

Gjithashtu, Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” do të ketë rastin ta organizojë takimin letrar me shkrimtarin dhe njërin nga prozatorët më të rëndësishëm të letërsisë së sotme shqipe, të nderuarin Virion Graçi. Për veprën e këtij autori, me fokusim të veçantë te dy romanet e tij të fundit (“Pëllumbat i vrasin natën” dhe “Dead end”), do të flasin shkrimtarët e njohur shqiptarë Sali Bashota dhe Gëzim Aliu. Ky takim do të mbahet më datën 09 tetor, 2020, ora 12:00, në restorant “Amaro”, rr. Eqrem Çabej (përballë Fakultetit të Filologjisë-UP), Prishtinë./Insajderi.com