Paralajmëron MSH: Duhet të rishikojmë masat – situata është serioze

Paralajmëron MSH: Duhet të rishikojmë masat – situata është serioze

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka deklaruar se situata me COVID-19 në Kosovë është serioze, njofton Insajderi.

Sipas tij, duhet të rishikohen edhe njëherë masat e marra nga qeveria në këtë kohë, meqë është rritur ndjeshëm numri itë infektuarve dhe viktimave.

“Situata këtu është e ngjashme si në shtetet e rajonit. Në Kosovë situata sa i përket COVID-19 reflekton të jetë tepër serioze, me një ngarkesë të kapaciteteve spitalore, më një numër të lartë të atyre që rezultojnë të pozitiv në COVID, me një parashikim që do kemi edhe për një kohë të gjatë shifra të tilla, që duhen menaxhuar”

“Do të kërkojnë një rishikim të masave dhe të shohim se cilat kanë qenë edhe efektet e masave të marra deri më tani”, u shpreh ai për Euroneës Albania.

Hoti nënvizoi se deri më tani është përballuar fluksi i të infektuarve në spitale.

“Po të jemi korrekt, ne e kemi parashikuar që në këtë kohë do të ketë një rritje të rasteve pozitive. Deri më tani e kemi përballuar fluksin, me të gjithë ngarkesat. Rreth 1/3 e rasteve trajtohen në Qendrën Klinike Universitare dhe  klinikat e saj, ndërsa 2/3 trajtohen në 7 spitalet rajonale. Kemi një gjendje të ngarkuar, por deri më tani është menaxhuar”, u shpreh Hoti. /Insajderi.com