Paralajmëruan protestë, Hoti pret në takim përpunuesit e qumështit

Paralajmëruan protestë, Hoti pret në takim përpunuesit e qumështit

Pas paralajmërimeve për protestë, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka caktuar për nesër një takim me përpunuesit e qumështit në ora 9:00, njofton Insajderi.

Këta të fundit kanë paralajmëruar protestë për nesër, në shenjë pakënaqësie me injorimin e kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

Qumështarët e Kosovës kanë thënë se do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën ‘Garibaldi’, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës./Insajderi.com