Parandalohet futja e kontrabandës në burgun e Dubravës

Parandalohet futja e kontrabandës në burgun e Dubravës

Oficerët e Qendrës Korrektuese ne Dubravë kanë arritur sot të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda saj, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur në komunikatën e kësaj qendre, ku thuhet mes tjerash që reagimi ka qenë i menjëhershëm, dhe kanë ndërrmarë veprimet e nevojshme.

“Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç`rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale” thuhet në komunikatë.

“I burgosuri i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës, për rastin është njoftuar policia”, thuhet tutje në këtë kumtesë. /Insajderi.com