Parashikimi i motit për ditën e parë të dimrit

Parashikimi i motit për ditën e parë të dimrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se dita e dimrit astronomik fillon sot, transmeton Insajderi.

Nga IHMK thuhet se edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë ka çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk shihet të ndodhë deri në fundjavë.

“Ditën e hënë në orën 11:02 min fillon stina e dimrit astronomik. Edhe pse gjatë ndërrimit të stinëve shpesh herë kemi çrregullime në Troposferë, një gjë e tillë nuk parashihet të ndodhë deri në fundjavë”.

Ndërkaq në Kosovës do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Kurse gjatë fundjavës pritet të ketë dhe reshje bore.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Në fundjavë pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të cilat parashihen të sjellin reshje bore. Kjo situatë e krijuar do të ndikoj në rënien e temperaturave minimale deri -6, -7 gradë Celsius. Sa i përket temperaturave maksimale ato vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e normales për pesë ditë të ardhshme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, njofton IHK. /Insajderi.com