Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Gjatë ditëve të ardhshme, moti në Kosovë dukshëm do të përmirësohet, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të cilët thonë se pas këtyre reshjeve të shiut, moti do të ndryshojë.

Vranësirat do të ç’vendosen drejt lindjes për t’u zëvendësuar me rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. /Insajderi.com