Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mot i vranët dhe me intervale me diell pritet të mbajë sot në vend, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, paradite vranësirat pritet të jenë më të theksuara, kurse gjatë ditës ato do të shpërndahen e priten edhe intervale me diell.

Temperatura minimale gjatë ditës do të shënoj -2 kurse maksimalja do të arrijë deri në 8 gradë.

Era do të fryjë e lehtë 1-3m/s kryesisht nga kahu jugor me intensitet mesatar nga verilindja 6-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera mesatare, me tendencë të rënies. /Insajderi.com