Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje shiu pritet të mbajë sot në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. /Insajderi.com