Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa të enjten parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s./Insajderi.com