Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Gjatë pesë ditëve në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm, transmeton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull. E hëna do të fillojë me diell dhe pak vranësira, por nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu.

Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s. /Insajderi.com