Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Sot në vend pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ku njoftohet se ndryshe nga dje,  sot pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu.

IHMK njofton se në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius.

E reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.

“Nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius. Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /Insajderi.com