
Mot relativisht i ngrohtë pritet të mbajë sot në Kosovë, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6 m/s. /Insajderi.com