Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Moti pritet që gjatë kësaj jave të jetë i qetë, me përjashtim të ditës së sotme, ku parashihet që vende-vende të ketë riga shiu, transmeton Insajderi.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius.

“Gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot relativisht i qetë, me përjashtim të ditës së hënë ku parashihet që vende-vende të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-31 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Indeksi UV parashihet të jetë mesatar deri i lartë. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të mira, për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, njofton më tej instituti. /Insajderi.com