Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Të premten dhe të shtunën në Kosovë pritet të ketë përmirësim të motit, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, vranësirat do të zhvendosen drejt lindjes për t’u zëvendësuar me rreze dielli.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, njofton IHK. /Insajderi.com