Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, ndërsa të shtunën parashihet mot pjesërisht i vranët dhe intervale me diell, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ku tutje bëhet e ditur se po vazhdon të ketë edhe rënie të temperaturave.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s. /Insajderi.com