Parashikimi i motit për sot – diell e vranësira të shpërndara

Parashikimi i motit për sot – diell e vranësira të shpërndara

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara e vende-vende parashihen riga shiu gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi,

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e sotëm të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Ndërkaq, të mërkurën pritet të jetë mot i ftohtë dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

“Nga dita e enjte parashihen rritje graduale të temperaturave maksimale, por që minimalet mbesin nën vlerat e mesatareve për periudhën që jemi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com